Tadic: Të gjendet zgjidhje e qëndrueshme me Kosovën

22:04 / 18.04.2013

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka thënë se duhet gjetur zgjidhje për çështjen e Kosovës, sepse pa zgjidhjen e kësaj çështjeje Serbia nuk do të mund të lëvizë përpara.

“Shpresoj se ajo zgjidhje të jetë e tillë që të mos prodhojë kriza të reja, por t’i lë prapa vetës dhe shpresoj të mos shkaktoj ë kurrfarë turbulencash dhe cenimin e procesit demokratik në Serbi, që është parakusht për anëtarësim në BE”, ka thënë Tadic në Vjenë, transmetojnë mediat serbe.

Pas takimit me presidentin e Austrisë, Heinz Fischer dhe sekretarin shtetëror në Ministrinë e Financave, Andreas Scheder, Tadic ka thënë se derisa Serbia bisedon rreth zgjidhjeve të ardhshme për Kosovën në BE ekziston interesimi që ato vendim të implementohen.

Ndërsa pas një ligjerate në Institutin për Politikë Ndërkombëtare, Dacic ka thënë se çështja e Kosovës është shumë e rëndësishme dhe duhet të kihet parasysh se si do të implementohen vendimet në të ardhmen. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.