Tahiri: Fundi i iluzioneve serbe

9:05 / 18.03.2013
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të qartë edhe një herë se për veriun nuk do të ketë asnjë lloj autonomie siç po pretendojnë serbët.

Duke iu referuar kërkesave të liderëve serbë, që veriu të ketë një lloj autonomie të vitit 1974 që kishte Kosova, Tahiri në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se për atë pjesë të Kosovës nuk do të ketë as autonomi, as status special.

“Për veriun në asnjë rrethanë nuk do të ketë autonomi, status special apo diçka tjetër që do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Po ashtu, dëshiroj të them se në këtë proces të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, si duket Serbia ka vendosur kontaktet e realitetit dhe sikur ka dhënë shenja se është duke e kuptuar se ka përfunduar procesi i zhbërjes së ish-Jugosllavisë”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se nuk ka vend për dyshime në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Jo vetëm tani në Bruksel, por edhe në Rambuje dhe Vjenë përfaqësuesit e Kosovës kanë dëshmuar se janë në mbrojtje të interesave nacionale”, ka deklaruar Tahiri.

Po ashtu, zëvendëskryeministrja ka deklaruar se nuk ka kurrfarë baze juridike, politike dhe historike që në fund të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sipas modelit të dy Gjermanive.

Ajo ka vlerësuar se modeli i dy Gjermanive mund të aplikohej vetëm në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Modeli i dy Gjermanive përkon me modelin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sepse këtu është fjala për një komb. Modeli i dy Gjermanive ka pasur të bëjë me kombin gjerman. Kosova asnjëherë nuk ka qenë Serbi. Ajo ka qenë në vazhdimësi e okupuar nga Serbia. Kosova ka qenë tokë shqiptare historikisht. Shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre”, është shprehur Tahiri. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.