Tahiri: Jahjaga nuk shkeli Kushtetutën

21:37 / 27.12.2012
Këshilltari i presidentes Jahjaga, Ramush Tahiri ka mbrojtur presidenten në lidhje me akuzat se ka shkelur Kushtetutën me emërimin e Blerim Shalës në koordinator në bisedimet Kosovë-Serbi.


“Kritikuesit i referohen nenit 7 të Kushtetutës, që thotë se deputeti nuk mund të ushtrojë rol ekzekutiv, por ja që ky rast nuk është rol ekzekutiv, Shala do të jetë vetëm në funksion ndihmës, pasi bisedimet i bën kryeministri, pastaj është edhe Edita Tahiri negociatore teknike”, ka thënë Tahiri në RTK.

Positi Shalës, sipas tij, nuk është funksion ekzekutiv sepse nuk është i paraparë me asnjë ligj.

“As nuk është vend i hapur i ri nga presidenca. Presidentja ka të drejtën e dekretit, si akt juridik me të cilin emëron këshillet e ndryshme ose postet. Në këtë rast ka emëruar Blerim Shalën”, ka deklaruar Tahiri. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ramush Tahiri
Ramush Tahiri
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.