Tajvan, arrestohen spiunët kinezë

20:48 / 29.10.2012
Tajvani arrestoi tre ushtarakë në pension, me dyshimin se spiunonin për llogari të Kinës.

Lajmi u konfirmua të hënën nga burime zyrtare. Një prej oficerëve u identifikua nga media si ish-shefi i meteorologjisë dhe oqeanografisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Një zëdhënës i Ministrisë, deklaroi se ndërsa ekzistojnë prova se Chang ka dërguar informacion të klasifikuar në Pekin, nuk bëhet fjalë për asgjë të jashtëzakonshme.

Megjithatë, ky pretendim përgënjeshtrohet nga mediat tajvaneze, sipas të cilave ai ka ofruar harta dhe të dhëna të detajuara mbi nëndetëset e vendit dhe mbrojtje bregdetare.

Sipas një raporti të fundit të publikuar nga qeveria tajvaneze, ndonëse marrëdhëniet me Kinën janë në momentin më të mirë në shumë vjet, kjo nuk është shoqëruar me një reduktim të aktivitetit të spiunazhit në vend.

Tajvani shpalli pavarësinë nga Kina pas luftës civile që përfundoi në vitin 1949, por ndonëse gëzon njohje ndërkombëtare nga pothuajse të gjitha vendet në botë, Pekini vazhdoi të mos e njohë ishullin si një shtet të pavarur. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.