Takimi i liderëve shtyhet për shtator
Takimi ndërmjet liderëve të partive politike për ta gjetur një kompromis në lidhje me reformën zgjedhore është shtyrë deri në shtator. Në një prononcim për “Tribuna Shqiptare”, kryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Haki Demolli ka thënë se pas pushimit njëmujor, ky Komision do të bëjë përpjekje prapë që t’i ulë në një tryezë liderët e partive politike për të arritur një kompromis rreth katër çështjeve të cila konsiderohen si me të ndjeshmet në reformën zgjedhore, siç janë zonat zgjedhore, pragu zgjedhore, listat dhe ulëset e deputetëve në Kuvend.
Mosgatishmëria e liderëve për t’u takuar në lidhje me këtë çështje, mund të ndikojë në dështimin e komplet reformës zgjedhore, pasi Komisionit i ka mbetur vetëm edhe një muaj kohë për ta përmbyllur këtë proces. /Telegrafi/