Takimi me ndikimin amerikan

16:17 / 8.07.2012
Shtrëngimi i duarve midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidentit serb Boris Tadic ka qenë si rezultat i presionit të fuqishëm të amerikanëve.

Kjo bëhet e ditur sot nga mediat kroate ,të cilët kanë ndjekur nga afër takimi kokë më kokë në Dubrovnik të Thaçit dhe Tadicit, në kuadër të Samitit Kroacia 2012.

Gazeta kroate "Vecernji list" shkruan se dy liderët u takuan shkurt nën buzëqeshjet e tharta, edhe atë në fund të Samitit.

"Ish-presidenti serb vazhdimisht kishte shmangur takimet me kryeministrin e Kosovës në ngjarje të tilla diplomatike, por me ndikimin e diplomacisë amerikan të shtunën ndodhi takimi në Dubrovnik", shkruan gazeta.

Sipas "Vecernji list", kryeministri i Kosovës edhe përkundër këshillave të amerikanëve, kishte shmangur idenë që të takohet me ish-presidentin serb Tadic jashtë ambienteve të Samitit.

Portali Index.hr shkruan se ky shtrëngim duarsh është i tepërt të quhet historik, por janë shprehur kritikat e serbëve nga ana e mediave në Beograd dhe partive politike, transmeton indexonline. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.