Takohen për të përkrahur dialogun

19:35 / 24.01.2013
Takimi ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, është në vazhdën e përpjekjeve për t’i dhënë mbështetje institucionale gjithë procesit të dialogut që po udhëhiqet nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, ka theksuar Ramush Tahiri, këshilltar i presidentes Jahajaga.

“Takimi do të jetë edhe simbolik edhe përmbajtjesor. Do t’i jepet mbështetje institucionale gjithë procesit të dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve”, ka thënë Tahiri për Telegrafin.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve me Serbinë pritet që të fokusohet vetëm për çështjen e strukturave që i financon Serbia në veri të Kosovës.

Tahiri më herët ka deklaruar se në veri ka struktura ilegale, por që nuk mund të etiketohen si struktura paralele, për shkak se atje mungojë strukturat legale të Republikës së Kosovës.

“Në veri ka edhe struktura paralele edhe ilegale edhe ilegale-paralele. Të gjitha të jashtëligjshme”, ka thënë Tahiri.

Presidentja e Jahjaga është takuar të kryeministrin Hashim Thaçi, gjatë të cilit është biseduar për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.