Tanushë, plagoset bariu nga shpërthimi i minës

17:20 / 2.10.2012
Një bari i fshatit Tanushë të Karadakut të Shkupit është plagosur sot rëndë nga shpërthimi i një mjeti shpërthyes në periferi të këtij fshati.

Sipas policisë kufitare, bariu ka qenë viktimë e mjetit shpërthyes - minë këmbësorie, e cila ishte shkelur nga një dele, që më pas nga shpërthimi ka pësuar bariu 31 vjeçar, me inicialet N.Xh., transmeton INA

Ai menjëherë është dërguar për shërim në spitalin e qytetit në Shkup dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Autoritetet theksuan se mjeti shpërthyes dyshohet të ketë ngelur i pa shpërthyer që nga konflikti i armatosur i vitit 2001 në këtë zonë në kufi me Kosovën. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Tanusha
Tanusha
 
 
Magazina
11:49 / 20.06.2013

Katie Holmes po dështon me karrierën

Katie Holmes dëshiron të fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj në vend të dashurisë, por raportohet se po dësht...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:34 / 20.06.2013

Fillon punën Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë

Në prani të shumë biznesmenëve dhe bashkëatdhetarëve, në Bern të Zvicrës, u inaugurua Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë. Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.