Të burgosurit: Nuk e duam plakun monstër në qeli

9:44 / 19.10.2012
Shaban Norja nuk e ka vendin askund. Në shtëpi, jo, në fshat jo, por as edhe në qelitë e burgut. Vrasja makabre e 18-vjeçares Aishe Vata nga fshati Xhafzotaj i Durrësit ka indinjuar jo vetëm njerëzit që respektojnë ligjin, por edhe ata që akuzohen për vrasje, grabitje, trafik droge e femrash etj.

Dërgimi në para-burgimin e Durrësit të 80-vjeçarit që la shtatzënë adoleshenten me origjinë nga Kukësi dhe që para pak ditësh i preu kokën në një arë me misër ka shkaktuar revoltë tek 250 të paraburgosur, raporton BalkanWeb.

"Plaku monstër të zhduket nga faqja e dheut. Nuk e duam që qelitë tona! Ta dërgojnë ku të duan, të mos rrijë këtu me ne!”.

Kështu kanë deklaruar të paraburgosurit, të cilët u kanë kërkuar drejtuesve të këtij institucioni që të marrin masa për largimin sa më parë të të moshuarit, që është cilësuar publikisht si maniak seksual.

Reagimi i ashpër dhe i prerë i personave që ndodhen në qelitë e paraburgimit ka përcjellë frikë tek Norja, i cili nuk ka dalë nga qelia e tij as në orarin e ajrimit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:16 / 21.05.2013
Lindsay Lohan

Telashet për Lohan s’kanë të ndalur

Lindsay Lohan po akuzohet në vlerën e 5 milionë dollarëve nga kompania e veshjeve D.N.A.M. Apparel Industries, që thotë s...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.