Të gatshëm për përcaktimin e kufirit me Serbinë

16:09 / 18.08.2012
Komisioni për kufijtë shtetëror të Republikës së Kosovës, pritet që ta rifillojë punën për demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi. Edhe pse zyrtarë të komisionit theksojnë se janë të përgatitur për t`i hyrë këtij procesi edhe me Serbinë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk garantojnë se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti.

Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane, do të varet kryekëput nga vullneti politik sesa nga çështjet teknike. Kështu potencon Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se për dallim nga fqinji verior, me të tjerët kjo punë rregullohet më lehtë.

“Me shtete tjera ne e kryejmë demarkacionin, ndërsa me Serbinë nuk mund të garantojmë se kur do të bëhet. Kjo varet nga vullneti politik i të dyja shteteve. Në bazë të dhënave që ne kemi, qoftë kadastrale apo edhe hartës së KFOR-it, ndoshta më së paku do të ketë animozitete mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë”, tha Rexhepi për Radio Kosovën.

Pavarësisht problemeve politike që ende ekzistojnë me Serbinë, Ministri Rexhepi thotë se Kosova është e gatshme për t`i hyrë procesit për përcaktimin e demarkacionit me shtetin serb.

“Në kohën kur arrihet gatishmëria ose bëhet një presion pozitiv nga faktori ndërkombëtar që të bëhet demarkacioni me Serbinë, ndoshta edhe me ndihmën e ndonjë ndërmjetësuesi, ne jemi të gatshëm t`i hyjmë këtij procesi”

Edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Demarkacion, Murat Meha, potencon se janë duke u bërë përgatitjet e duhura rreth fillimit të punës për përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës, Malit të Zi, por, edhe Serbisë.

“Komisioni për kufijtë shtetëror të Republikës së Kosovës është i përgatitur për fillimin e demarkacionit për kufirin me Malin e Zi dhe të Serbisë. Sepse këto dy vija kufitare ende nuk janë të përcaktuara. Komisioni është i gatshëm me të gjitha dokumentet. Po ashtu është duke u hulumtuar akoma dokumentacion që duhet të jetë i nevojshëm. Qytetarët që jetojnë në brezin kufitar do të jenë të kënaqur, por ashtu edhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Meha për Radio Kosovën.

Komisioni kishte filluar punën vitin e kaluar, por kishte mbetur në gjysmë për shkak të mungesës së buxhetit.
Meha thotë se si komision ende nuk kanë ndonjë buxhet të caktuar.Mirëpo, sipas tij, buxheti nuk do të paraqet problem në kohën kur do të fillojë punimet për përcaktimin e brezit kufitar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme
Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme
 
 
Magazina
23:13 / 23.05.2013
Jon Bon Jovi

Bon Jovi kritikon Justin Bieberin

Rokeri legjendar, Jon Bon Jovi, e ka kritikuar ashpër superyllin Justin Biebrer, duke e quajtur atë të papërgjegjshëm.
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.