Të gjithë kundër Lubonjes

22:53 / 17.07.2013

Drejtuesit e AAK-së, por edhe partive të tjera, kane reaguar ndaj deklaratave të Fatos Lubonjës, i cili e quajti vrasës Ramush Haradinajn, ish-komandantin e Zonës Operative te Dukagjinit.

Ne rrjetet sociale kane reaguar Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, anëtarët e Kryesisë, Ernest Luma e Avni Arifi dhe shumë prej drejtuesve lokalë të kësaj partie

Në Twitter ka reaguar edhe Memli Krasniqi, anëtar i PDKsë dhe Ministër aktual i Kulturës.

"A ke turp o Fatos Lubonja për deklaratat e sëmura që bën kundër çlirimtareve te Kosovës? Skizofreninë tënde s'mund t'ia mveshësh kombit tënd!", shkruan Krasniqi, transmeton Express.

Një reagim ka ardhur edhe nga Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku.

"Shokuese deklarata e Lubonjes! Pa fjale!", ka shkruar ajo ne Twitter.

Ernest Luma, ndërkaq, shfaqet shume me i ashpër, ai e fyen publicistin shqiptar duke e quajtur "nëna e viçit".

Avni Arifi thotë se Lubonja gjithmonë ka mbajtur qëndrime antishqiptare.

Kurse Burim Ramadani shtron habinë se si mund të akuzohet dikush si vrasës kur ai është shpallur dy herë i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare.

Vlen të ceket se ende nuk ka një reagim zyrtar të AAK-së ndaj deklarimeve publike të Lubonjës. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.