‘Të shfuqizohet marrëveshja policore Maqedoni-Serbi’
Partia Demokratike Shqiptare kërkon shfuqizimin e ratifikimit të marrëveshjes për bashkëpunim policor mes Qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë.“Grupi i parlamentar i PDSH-së do të dorëzojë në procedurë parlamentare projekt ligj me të cilin do të kërkojë të shfuqizohet ligji për ratifikim të marrëveshjes policore mes Maqedonisë dhe Serbisë. PDSH dhe shqiptarët nuk mund të lejojnë që një strukturë kriminele dhe gjenocidale, siç është policia serbe të shfrytëzojë territorin e Maqedonisë, ti shfrytëzojë hapësirat, vendbanimet shqiptare si territor të vetin”, ka deklaruar koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu, ndërsa citon Zhurnal.
Ndërkaq, nga Bashkimi Demokratik për Integrim e porositën PDSH-në që fillimisht të ngrejë iniciativë për shfuqizimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Kosovën në kohën kur në pushtet ishte partia e Menduh Thaçit. /Telegrafi/