Të shtëna në Phoenix, gjashtë të plagosur

22:33 / 30.01.2013

Të paktën gjashtë persona janë plagosur, nga të cilët tre më rëndë, gjatë të shtënave që ndodhën sot para dreke, sipas kohës amerikane, në një objekt afarist në Phoenix të shtetit federal amerikan Arizona, ndërsa sulmuesi ka arritur të ikën.

“Të shtënat u dëgjuan sot rreth orës 10 e 30 minuta sipas kohës lokale, kur një person hyri në ndërtesën afariste dhe filloi të shtinte me armë zjarri”, tha përfaqësuesi i policisë në Phoenix, raporton USA Today.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur mbi 50 automjete policore, dhjetëra automjete zjarrfikëse dhe të ndihmës së shpejtë, kurse policia është vënë në ndjekje të sulmuesit. Nuk ka kurrfarë indikacionesh për motivet e këtij sulmi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.