Tek ishujt e Ksamilit mbytet avokati nga Berati
Një avokat nga qyteti i Beratit është mbytur paraditen e sotme në det teksa ishte duke notuar pranë ishujve në Ksamil.Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se viktima u identifikua si 63 vjeçari Kudret Dervishi nga Berati, me profesion avokat.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se Dervishi ishte me pushime në këtë zonë të Sarandës dhe se mbytja dyshohet të ketë ardhur nga lodhja gjatë kohës që ai ishte duke notuar.
Gjithsesi nga ana e uniformave blu vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e avokatit nga Berati. /Telegrafi/