Tensione mes Japonisë dhe Koresë së Jugut

12:34 / 10.08.2012
Presidenti i Koresë së Jugut do të vizitojë një grup ishujsh të pretenduar edhe nga Japonia, një lëvizje që pritet të rrisë tensionet midis dy vendeve aziatike.

Zëdhënësi i Lee Myung-bak informoi se presidenti do të udhëtojë së shpejti në këto territore me helikopter, sapo moti ta lejojë këtë fluturim.

Ministri i Jashtëm i Japonisë lëshoi ndërkohë një apel të menjëhershëm për tërheqjen e vizitës, duke theksuar se nëse ajo do të realizohet, do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Ishujt njihen si Dokdo në Korenë e Jugut ose Takeshima në Japoni.

Secili prej dy kombeve aziatike ka pretendime historike mbi këto ishuj dhe çështja ka dëmtuar vazhdimisht marrëdhëniet midis dy shteteve, transmeton TCH.

Presidenti i Koresë së Jugut do të fluturojë fillimisht në rajonin kufitar të Ulleungut, përpara vizitës në zonën e diskutuar territoriale. Nëse vizita do të realizohet, ai do të shndërrohet në liderin e parë koreanojugor në historinë moderne të kombit që mbërrin në këto territore. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Lee Myung-bak
Lee Myung-bak
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.