Tentim grabitje në një dyqan në Prishtinë

9:52 / 26.03.2013

Policia e Kosovës njoftoi se në lagjen “Ulpianë” të Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër shqiptare e Kosovës, e cila kishte shtetësi holandeze, pasi të njëjtit kishin tentuar të kryenin në grabitje në një dyqan.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14.50. Bëhet e ditur se gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një sprej.

Të njëjtit dyshohen dhe për një rast tjetër të grabitjes së armatosur.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.