Tentim vrasje e liderit të turqve bullgarë në konferencë (video)

16:47 / 19.01.2013
Një burrë i panjohur ia ka drejtuar sot revolen liderët të turqve të Bullgarisë, Agmet Dogan derisa ai iu drejtohej pjesëmarrësve në një konferencë partiake në Sofje.

Sulmuesi u ngrit nga publiku dhe u drejtua kah Dogani me armë në dorë në momentin kur lideri i Lëvizjes për të drejta dhe liri kritikonte politike e BE-së dhe qeverisë bullgare.

Burri nuk arriti të shtinte nga revolja, sepse Dogani arriti t’ia largoj revolen nga dora, kurse më pas në podium arritën delegatët e konferencës dhe e rrëzuan sulmuesin në dysheme, raportojnë mediat bullgare.

Më pas delegatët e kanë rrahur sulmuesin.

Është konfirmuar se sulmuesi kishte ftesë për këtë konferencë, por ende nuk është e qartë se a ishte delegat dhe si arriti ta fuste revolen në sallë.

Shikojeni tentim vrasjen e liderit të turqve bullgarë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.