Tentoi të vrasë nënën 84-vjeçare

10:05 / 25.07.2012
Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka tentuar të vrasë nënë e tij.

Nga hetimet paraprake mësohet se ndalimi i shtetasit Bujar Kotrri u bë pasditen e djeshme rreth orës 18:00 në banesën e tij, pasi ka tentuar ta vrasë, me mjete të forta, nënën e tij M. Kotrri, 84-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Burime të policisë së qytetit të Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, pasi autori luante bixhoz dhe kërkonte vazhdimisht para nga e moshuara.

Materialet në ngarkim të 64-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative ”, transmeton BalkanWeb. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.