Tenton të vrasë burrin e motrës, arrestohet 36-vjeçari

11:50 / 30.01.2013

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili akuzohet se tentoi të vrasë me armë zjarri kunatin e tij. Mësohet se ka qenë ndërhyrja e policisë dhe ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 36-vjeçari Fitim Bakaj pasi akuzohet se tentoi të vrasë me armë zjarri burrin e motrës, transmeton Shekulli.

Sipas policisë, Bakaj ka shkuar i armatosur në lokalin e kunatit të tij, me inicialet K.H, dhe po kërcënonte për ta vrarë, por falë ndërhyrjes së policisë u bë i mundur arrestimi i tij dhe parandalimi i vrasjes.

Sipas policisë, 36-vjeçari kishte konflikte familjare me kunatin e tij dhe për këtë arsye ka marrë një armë zjarri pushkë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të “vrasjes mbetur në tentativë” si dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.