Tepelenë, zbulohen 167 bimë narkotike
Në kuadër të operacioneve të vazhdueshme të policisë për sekuestrimin e lëndëve narkotike dhe goditjes së kultivimit të saj, një operacion intensiv është shtrirë këtë herë krahas Lazaratit edhe në Tepelenë.Siç informon noa.al, një kontroll i nisur me helikopter nga ajri i cili po monitoronte për pikasjen e fushave të mbjella me lëndë narkotike, evidentoi një parcelë me kanabis.
Pas uljes në tokë dhe sinjalizimit të efektivëve të tjerë, nisi shkatërrimi i 167 bimëve narkotike të cilat rezultuan të mbjella nga i zoti i tokës, ndërsa u bë shpallja në kërkim e pronarit të lëndës narkotike.
Mësohet se Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Italiane, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet dy policive, kanë vijuar monitorimin nga ajri të territorit për identifikimin e sipërfaqeve të mundshme të kultivuara me bimë narkotike, monitorim i cili po zhvillohet në vijimësi. /Telegrafi/