Tepelenë, zbulohet arsenal armësh
Është zbuluar një arsenal armësh dhe një sasi municioni ushtarak në qytetin e Tepelenës. Top Channel njofton se policia ka zbuluar tre armë zjarri automatike, 147 fishekë dhe 7 granata, të cilat ishin fshehur mes shkurreve dhe të futura në një çantë lëkure.
Nuk dihet ende se kujt i përkasin. Mendohet se këto armë janë përdorur në krimet e ndodhura nga viti 1997. /Telegrafi/