Tërbohen ujqërit në Bjeshkët e Rugovës

18:22 / 22.09.2012
Një grup ujqish kanë sulmuar në pikë të ditës kopetë e deleve të disa barinjve në Bjeshkët e Rugovës, duke u shkaktuar dëme të shumta.

Çdo natë llava e ujqve na sillen rreth vathave dhe krejt çka mund të bëjmë është që t’i trembim me zjarre dhe drita, si dhe me mjete piroteknike’’, ka thënë Halim Rexhbogaj, bari në trevat e Bogës duke shtuar se derisa delet e barinjve kullotnin livadheve të asaj ane, llava e ujqve prej dhjetëra sish, e kanë sulmuar kopenë në mesditë dhe nga tufa kanë ndarë afro 30 krerë dele, derisa me to ishte i biri i tij vetëm 16 vjeçar.

Sipas tij, dhjetë krerë dele, ujqit i kanë prerë në fyt dhe i kanë masakruar aty në kullosa, ndërsa 20 krerë të tjerë, llava e ujqve i ka marrë përpara në drejtim të malit të dendur. Ndërkohë në këtë ndjekje edhe gjashtë krerë dele janë dëmtuar rëndë nga kafshimet dhe kthetrat e këtyre ujqve.

Më tej, bariu Rexhbogaj rrëfen se si pas dy ditëve, ka hasur në gjurmë edhe të dy deleve të tjera, të cilat ujqit i kishin ngrënë, kurse për pjesën tjetër të humbur, ka marrë lajme nga barinjtë e Malit të Zi.

Sipas barinjve të dëmtuar nga ky rast, për ngjarjen është e njoftuar edhe Drejtoria komunale për Bujqësi dhe ekipi i veterinarëve si dhe inspeksionet përkatëse të cilët në vendin e ngjarjes kishin bërë ekspertizën dhe vlerësimin e këtij dëmi të shkaktuar.

Ndërkaq nga ana tjetër, Tahir Cukaj, drejtor i Drejtorisë komunale për Bujqësi dhe Pylltari ka konfirmuar rastin e bariut, i cili nga komuna ka kërkuar ndihmë për dëmin që i është bërë, si dhe ka bërë të ditur së lënda në fjalë është kompletuar me dëshmi nga komisionet përkatëse.

Sipas tij, Drejtoria do të bëjë atë që mundet të ndihmoj këtë blegtor nga Bogë të Rugovës.

Bazuar në sulmet e shpeshta të këtyre llavave të ujqve, blegtorët duke kërkuar që nga institucionet komunale të ndërmarrin masa të duhura, nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë që organet kompetente komunale t’u japin atyre armë gjuetie me leje që t’i mbrojnë pasuritë e tyre nga këto egërsira. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:10 / 20.05.2013
Miley Cyrus, Foto: Getty Images

Miley paralajmëron këngën rikthyese

Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, ka pozuar me kostume banje për të paralajmëruar këngën që do ta kthejë në skenë...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.