Tërhiqet Veseli

15:20 / 16.01.2013
Kandidati për kryetar dege të PDK-së në kryeqytet, Shemsi Veseli është tërhequr nga gara. Këtë e ka konfirmuar vet Veseli për portalin Dukagjini.

Ai ka thënë se do të tërhiqet nga gara për të qenë pjesë e kryesisë së degës së PDK-së dhe automatikisht edhe nga gara për kryetar.

Ndryshe, Kryesia e PDK-së të mërkurën nuk morri vendim për numrin e anëtarëve të Kryesisë së degës në kryeqytet të kësaj partie. Çdo gjë është shtyrë për javën e ardhshme.

Sa më shumë po i ofrohen zgjedhjes së kryetarit për degën e Prishtinës, përkrahësit po “çelen” shumë më shumë për media.

Liridon Restelica, përkrahës i Lirak Çelajt i ka thënë Radio Dukagjinit se me vendim të shefit të partisë, Hashim Thaçi, tashmë

Kryesia e degës ka 27 anëtarë edhe pse zyrtare ende nuk ka asgjë.

Restelica shkon edhe më tutje, duke dhënë edhe numrin e votave që do të merr kandidati i tij i preferuar.

Sipas tij, Lirak Çelaj ka të siguruara 19 vota, Memli Krasniqi 6 ndërsa Shemsi Veseli 2.

Ndërsa përkrahësit e Memli Krasniqit nuk kanë dashur të lëshohen në deklarime, por janë ndalur tek procesi zgjedhor, të cilin e kanë quajtur të mirë.

Genc Prelvukaj ndjehet mirë që ka për kë të votoj. Ai nuk ka dilema, e thotë pa iu dridhur zëri se do të votoj, mikun dhe shefin e tij, Memli Krasniqin. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.