Tërmet i fuqishëm në Rusi
Një tërmet me intensitet 7.3 shkallë ka goditur ujërat e Lindjes së Largët të Rusisë, ndërkaq nuk është raportuar për viktima në njerëz apo dëme materiale. Poashtu, nuk është dhënë alarm i menjëhershëm për cunami.
Tërmeti ka ndodhur në orën 13, ndërsa epiqendra ishte në Oqeanin Paqësor, 160 kilometra në lindje të qytetit rus, Poronajsk. /Telegrafi/