Tetovë, një i vdekur dhe tre të plagosur në aksident
Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në aksidentin e rëndë ku u përfshin dy motoçikleta në Tetovë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur gjatë kësaj fundjave në mbrëmje në afërsi të restorantit “Punto Verde” në rrugën “Boris Kidric” në Tetovë, me ç`rast dy motoçikleta janë përplasur njëra pas tjetrës, të cilat ishin me shpejtësi të madhe.
Në këtë përplasje të fortë është plagosur rëndë edhe një kalimtare e rastit, ndërsa nga përplasja e motorëve është dëmtuar një makinë e parkuar në trotuarin e kësaj rruge. Policia bëri të ditur se personi që ka humbur jetën është i moshës 24 vjeçare, transmeton INA. /Telegrafi/