Thaçi: Brukseli të veprojë, mjaftë më me fjalë të mira

19:22 / 24.09.2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të hënën në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton.

Kosova ka përmbyllur një etapë të rëndësishme, atë të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, por ky proces merr kuptim vetëm me hapjen e kapitullit të ri, atij të integrimit evropian.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit që ka patur të hënën në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Neë York me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton.

“Relacioni mes Kosovës dhe BE-së duhet të kalojë përtej kurtuazisë dhe fjalëve të mira, në një relacion konkret kontraktual përmes procesit të Stabilizim-asocimit”, ka thënë kryeministri Thaçi në këtë takim.

Kryeministri e njoftoi përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së edhe për angazhimin gjithëpërfshirës të institucioneve të Kosovës dhe tërë spektrit politik në përmbushjen e detyrimeve nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

“Qytetarët e Kosovës janë qytetarët më të izoluar të Evropës. Ne nuk po kërkojmë status të privilegjuar e as proces të përshpejtuar. Ne po punojmë në përmbushjen e reformave që derivojnë nga udhërrëfyesi dhe presim që edhe BE të mos vonohet në këtë proces“, deklaroi kryeministri Thaçi. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Catherine Ashton dhe Hashim Thaçi
Catherine Ashton dhe Hashim Thaçi
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.