Thaçi: Dacici u lut të mos ia kërkojmë njohjen

22:17 / 20.12.2012

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se dialogu do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Sa i përket platformës së presidentit serb Tomislav Nikolic, e cila platformë parasheh një entitet të veçantë territorial për veriun e banuar me serbë në Kosovë, kryeministri ka ripërsëritur se ky dokument është në vazhdën e elaborateve të njohura serbe në histori, të cilat kanë sjellë vetëm fatkeqësi në Ballkan, por që kanë dëmtuar edhe vetë Serbinë.

Në një intervistë për televizionin “Klan Kosova”, i pyetur rreth nivelit të bisedave me homologun e tij serb Ivica Dacic në Bruksel, kryeministri Thaçi ka deklaruar se Dacici është i vetëdijshëm se pavarësia e Kosovës është një akt i kryer dhe se homologu serb i është lutur atij që të mos ia kërkojë njohjen tani.

“Ai na është lutur të mos ia kërkojmë njohjen”, ka thënë Thaçi, duke mos përjashtuar mundësinë që një gjë e tillë të ndodhë në një të ardhme. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.