Thaçi falënderoi Majkon për kontributin e tij gjatë luftës së UÇK-së

17:13 / 27.12.2012
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim ish-kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko, të cilin e falënderoi për kontributin që dha ai dhe i gjithë populli shqiptar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Thaçi e ka njoftuar ish-kryeministrin Pandeli Majko me zhvillimet e fundit, dhe poashtu shprehu besimin e tij se si komb, shqiptarët do të jetojnë në një hapësirë të përbashkët integruese. 

Thaçi potencoi edhe përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve kosovare për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike për integrimin në Bashkim Evropian dhe në NATO. 

Ish-kryeministri Majko ka falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen e përzemërt dhe miqësore dhe ka theksuar se Republika e Kosovës e ka të sigurt perspektivën integruese evropiane. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 25.05.2013

Mamaqi e quan Gentën, ‘dele’

Aktori i humorit dhe këngëtari i njohur nga Shqipëria, Ermal Mamaqi, ka zgjedhur që të bëjë humor edhe me fotografitë e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.