Thaçi kërkoi njohjen nga Zimbabve

17:56 / 23.02.2013

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Samitit Botëror të Paqes që po mbahen në Seul, ka pasur një takim edhe me kryeministrin e Zimbabves, Morgan R. Tsvangirai. Fokus kryesor i takimit ka qenë kërkesa për njohjen e Republikës së Kosovës nga Zimbabve.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi i dorëzoi zyrtarisht kryeministrit të Zimbabves kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se shteti i Kosovës është njohur nga rreth 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, prandaj kjo është një arsye më shumë që shtetet që ende hezitojnë, të bëjnë njohjen e shtetit më të ri të Evropës.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Ksoovë, me ç’rast kryeministri Tsvangirai dhe se i ka përcjellur me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit.

Poashtu, kryeministri Tsvangirai siguroi kryeministrin Thaçi se do ta shqyrtojë me kujdes kërkesën për njohje. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot u takua me kryeministrin e Timorit Lindor, Xanana Gusmao, shtet ky që e ka njohur Kosovën.

Kryeministri Thaçi falënderoi në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës kryeministrit e Timorit Lindor për njohjen që ky vend  i ka bërë Kosovës së fundmi.

Në takim gjithashtu është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në shumë sfera, sidomos në sferën ekonomike.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova është një shtet i ri, por shtet i shumë mundësive, prandaj e ftoi kryeministrin Gusmaoi për të vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale./Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.