Thaçi: Kosova dhe Mali i Zi shembuj të mirë të fqinjësisë

10:44 / 4.06.2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti delegacionin e Malit të Zi, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e hapjes së Forumit të Miqësisë Kosovë–Mali i Zi “Radovan Zogovic”, i kryesuar nga ministri malazez i kulturës, Branislav Micunovic.

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi ministrin Micunovic për vizitën dhe shprehu mirënjohje për qeverinë dhe popullin malazez, për përkrahjen e Kosovës, njohjen e pavarësisë dhe mbështetjen në bashkëpunim rajonal.

“Raportet e mira midis Kosovës dhe Malit të Zi janë shembuj të mirë të fqinjësisë në rajon dhe tregues se dy vendet ndjekin rrugën e vlerave evropiane, me synimet e përbashkëta për integrim në Bashkimin e Evropian”, tha Thaçi.

Kryeministri e njoftoi delegacionin nga Mali i Zi me të arriturat Kosovës në zhvillimin ekonomik , në infrastrukturën rrugore, për arritjen e Marrëveshjes së 19 prillit në Bruksel ,si dhe për integrimin dhe avancimin e bashkësisë së popullatës malazeze në institucionet e Kosovës.

Ministri malazez i kulturës, Mivunovic, shfrytëzoi rastin për ta falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen e ngrohtë që i është bërë delegacionit të Malit të Zi, si nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës, ashtu edhe nga ato kulturore, duke e konsideruar promovimin e Forumit si thellim të bashkëpunimit midis dy vendeve. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.