Thaçi: Kosova krenohet me Rahovecin

12:43 / 20.07.2013

Ka përfunduar Akademia përkujtimore “Epopeja e Rahovecit” në nderim të luftës çlirimtare që është zhvilluar në këtë komunë dhe të rënëve të saj. Me këtë rast Mensyr Zymberaj, Bedrush Gashi, Sheh Mujedin Jonuzi Shehu, Xhelal Bajram Hajda dhe Selajdin Mullaabazi, janë nderuar me titullin Heroi i Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka marrë pjesë në këtë Akademi ka thënë se Shteti i Kosovës është krenarë me Rahovecin luftën dhe sakrificën që është bërë në këtë komunë për çlirimin e vendit, transmeton Kosovapress.

Ai, gjithashtu, para të pranishmëve ka bërë të ditur vendimin e tij për shpalljen Hero të Kosovës, të bartësve të organizimit dhe luftës çlirimtare në këtë komunë.

“Sot jam i nderuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 84, pika 28 e Kushtetutës së Kosovës, të nenit 6 të ligjit për dhënien e dekoratave nga presidenti i Kosovës, të nenit 3, 4, 5 të Rregullores mbi dekoratat, urdhrat dhe titujt e nderit dhe procedurës së dhënies së tyre të prezantoj dhe të jap vendimet për shpalljen Hero të Kosovës për; Mensyr Zymberaj, Bedrush Gashi, Sheh Mujedin Jonuzi Shehu, Xhelal Bajram Hajda, Selajdin Mullaabazi”, ka thënë Thaçi, i cili më pas, përfaqësuesve të familjeve të këtyre dëshmorëve u ka shpërndarë vendimin e tij. /Telegrafi /
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.