Thaçi: Më 11 shtator u sulmuan vlerat universale të lirisë

15:37 / 11.09.2012
Njëmbëdhjetë vite më parë, sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi kullat binjake në qytetin e New York-ut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënuan njërën na tragjeditë më të mëdha, që e goditi njerëzimin, thuhet në mesazhin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 11 vjetorit të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë akt, nuk u sulmuan vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me këtë sulm terrorist u sulmuan vlerat universale të lirisë dhe të demokracisë, vlera këto që identifikohen me SHBA-të, tha në mesazhin e tij kryeministri Thaçi.

Edhe në momente si këto, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjetën forcën e duhur për t’i dhënë përgjigje atyre që paraqesin kërcënim për lirinë, demokracinë dhe të drejtat njerëzore kudo në botë.

Populli amerikan u bashkua si kurrë më parë, ndërsa shteti amerikan çdo ditë po e dëshmon epërsinë e pakrahasuar të vlerave të demokracisë të lirisë, duke përmbysur regjime diktatoriale, duke rritur hapësirën gjeografike dhe politike të shoqërive demokratike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti mik i popullit dhe institucioneve të Kosovës, ishte me ne në ditët e vështira, e po vazhdon të na qëndrojë pranë edhe në proceset e rëndësishme të hapave të parë si shtet plotësisht i pavarur dhe sovran.

Qytetarët dhe institucionet e Kosovës gjithmonë u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për mbështetjen e madhe në rrugën e lirisë dhe të ndërtimit të demokracisë të shtetit tonë të ri, të lirë, të pavarur dhe demokratik, thuhet në mesazhin e kryeministrit Thaçi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.