Thaçi përgatitet ta shkarkojë Krasniqin, por nuk i ka votat e opozitës

11:20 / 24.02.2013
Kryeministri dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi po përgatit skenarin për të shkarkuar Jakup Krasniqin nga posti i Kryetarit të Parlamentit të Kosovës. Por, opozita në parlament ka konfirmuar se nuk do të votojë për shkarkimin e kryeparlamentarit.

Sipas gazetës “Bota Sot”, lideri i PDK-së Hashim Thaçit ka nisur të përgatis skenarin për të futur kontrollin në Parlament, kurse këtë do ta bënte më largimin e Jakup Krasniqit nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

“Në ditët në vijim priten zhvillime dramatike në parlamentin e Kosovës. Ish partiakët do përpiqen ta vendosin në ‘kryq’ Jakup Krasniqin. Ky jo se do përjetoj kamxhikët dhe gurët, sikurse Jezu Krishti, por Hashim Thaçi dhe servilet do mprehin shpatën për t’ia prerë këmbët e pushtetit Jakup Krasniqit”, shkruan “Bota Sot”.

Sipas projeksioneve, Hashim Thaçi ka nisur një betejë të re për të siguruar me çdo kusht 80 vota për shkarkimin e Jakup Krasniqit nga pozita e kryetarit të Parlamentit të Kosovës.

“Ky sinjal erdhi nga vet Thaçi që udhëtoi për një vizitë në Seul të Koresë. Në kërkim të 80 votave në parlament, Hashim Thaçi ja doli ta bind që në Seul të Koresë më vete ta merr edhe Hydajet Hysenin, për ta siguruar votën në parlament”, shkruan gazeta.

Tri subjektet më të mëdha në opozitë: Lidhja Demokratike e Kosovës, lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta ngrenë dorën për shkarkimin e Krasniqit, në rast se vjen një iniciativë e tillë nga PDK-ja, shkruan Koha Ditore.

Jakup Krasniqi ka rikonfirmuar të premten se nuk do të jetë pjesë e strukturave të reja të PDK-së, në të cilin subjekt ka mbajtur pozitën e sekretarit të përgjithshëm deri në zgjedhjet e sivjetme partiake. Ai ka thënë se nuk i njeh organet e dala nga këto zgjedhje.
Mirëpo, nëse vjen deri te një gjë e tillë dhe PDK-ja do të inicionte shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Kuvendit, atëherë nuk mund të llogarisë në LDK, “Vetëvendosje” dhe AAK.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën që partia e saj nuk mbështet iniciativa të subjekteve të tjera për të shkarkuar persona të caktuar nga funksionet shtetërore për shkak të mospajtimeve të brendshme që mund të jenë në një subjekt politik. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.