Thaçi: Platforma serbe, dokument pa vlerë

18:42 / 22.12.2012
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se platforma e Serbisë për bisedimet me Kosovën nuk meriton vëmendje të madhe, meqë ajo është e dështuar njëjtë sikurse planet e mëhershme të Beogradit për kontroll mbi Prishtinën. Para anëtarëve të partisë së vet, në Prizren, ai ka pranuar se ka shqetësime e zhurmë publike rreth projektit të fundit të Serbisë, i cili sipas tij nuk do të jetë jetëgjatë dhe do të myket në sirtarët e vet Beogradit.

"Ky projekt i Nikolicit do të mbetet në sirtarët e Beogradit dhe aty do të myket në perspektivën evropiane të Kosovës e të rajonit...Ky është një vullnet i Beogradit i mbrapshtë, është një hap prapa i Beogradit në çështjen që e kemi nisur për vendosjen e fqinjësisë së mirë. Prandaj, qëndrimi i Republikës së Kosovës është i qartë se ai dokument i Nikolicit nuk do ta ketë asnjë vlerë për as për Kosovën, as për BE-në, NATO-n apo ShBA-të, sepse qëndrimi ynë është i konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare", ka thënë Thaçi, sot në Prizren.

Ai ka vlerësuar se nuk duhet pasur dilema në këtë drejtim, meqë më e rëndësishmja është konsolidimi i shtetësisë dhe demokracisë së Kosovës.

"E di se është preokupim dhe shqetësim i juaji dhe e di që është bërë më shumë zhurmë sesa që meriton plani i Serbisë për Kosovën. Ju ftoj që mos t\'i kushtojmë shumë rëndësi zhurmës së Beogradit por të ndërtojmë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, ashtu siç po e bëjmë...", ka thënë Thaçi, gjatë fjalimit para anëtarëve të Kuvendit të degës së PDK-së, transmeton Koha.net.

Ai ka garantuar bashkë partiakët dhe qytetarët e vendit se platforma serbe do të dështoj bashkë me ideatorin e saj, Tomislav Nikolic.

"Ashtu siç kanë dështuar elaboratet e Grashaninit në shek XIX, Pashicit e Karagjorgjevicit, Cubriloviçct e Andricit, projektet e komunistëve jugosllavë në krye me Rankovicin, platforma e vitit 1986 e Akademisë serbe, ashtu siç ka dështuar Milosevici, që kaloi edhe në përmasa gjenocidi, siç ka dështuar babai i kësaj platforme dhe babai i Nikolicit, Seseli, ashtu do të dështoj edhe Nikolici", ka deklaruar Thaçi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.