Thaçi: Shkupi, kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës

18:30 / 23.12.2012
Kreu i PDK-së dhe i Qeverisë, Hashim Thaçi, të dielën në Kaçanik ka ripërsëritur se platforma e fundit e Serbisë për Kosovën nuk do të zbatohet kurrë, ndërsa ka nënvizuar se qëndrimi i shtetit të Kosovës për këtë dokument mbështetet nga BE, NATO dhe SHBA.

“Po ju them edhe juve sot se, siç kanë dështuar të gjitha elaboratet, planet, idetë dhe projektet e Serbisë në raport me shqiptarët dhe Kosovën, do të dështojë plotësisht, ende pa filluar, edhe ky projekt i Nikolicit. Kurrë nuk do të realizohet në asnjë cep të territorit të Republikës së Kosovës. Ky është vendimi, ky është zotimi ynë, ky është qëndrimi i shtetit të Kosovës dhe ky qëndrim yni e ka mbështetjen e fuqishme të BE-së, të NATO-s dhe të SHBA-së”, ka thënë Thaçi në Kuvendin IV-të zgjedhor të Degës të PDK-së në Kaçanik, transmetot koha.net.

Sipas tij, “është bërë zhurmë e panevojshme mediale lidhur me platformën e fundit të Serbisë për Kosovën”.

Ai ka folur edhe për “konsolidim dhe forcim të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit”.

“Pardje ndodhi njohja nga një shtet jashtëzakonisht i fuqishëm me 157 milionë banorë, Pakistani. Do të kemi njohje edhe më të fuqishme. Pra, po e konsolidojmë dhe forcojmë subjektivitetin ndërkombëtar. Njohje të reja do të vijnë, nuk do të ndalen. Dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës do të jetë e sigurt. Kosova do të anëtarësohet edhe në NATO edhe në BE”, ka thënë Thaçi.

Hashim Thaçi nga Kaçaniku ia ka uruar LDK-së 23-vjetorin e themelimit, kurse duke folur për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, ai ka thënë se ato do të nisin mot në pranverë, ndërsa kryeqendrës së Maqedonisë i është referuar si kryeqytet i Vilajetit të Kosovës.

“Me padurim pres pranverën e hershme kur do të fillojë ndërtimi i projektit madhor, fillimi i ndërtimit të autostradës. Mjetet i kemi ndarë, pra nga Prishtina, Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit e deri në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, në Shkup”.

Delegatët e kuvendit zgjedhor kanë votuar për 35 anëtarë të Këshillit drejtues të Degës dhe për 10 delegatë të Kongresit të PDK-së. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.