Thaçi: Shteti, i paprekshëm

8:24 / 14.08.2012
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka këmbëngulur se me Serbinë asnjëherë nuk do të dialogohet për çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se në takimet e paralajmëruara të nivelit të lartë në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të diskutohet vetëm për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, kurse sa i përket rolit të opozitës në këto takime Thaçi ka vlerësuar se çështjet madhore nuk janë punë vetëm e një partie apo e një qeverie, por e gjithë spektrit politik.

Kryeministri në një intervistë për “Epokën e Re”, ka bërë me dije se në takimet e paralajmëruara të nivelit të lartë në mes të zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit nuk do të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës, por vetëm për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve të pavarura.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se takime të tilla Kosova ka pasur edhe me shtetet e tjera fqinje.

Thaçi ka vlerësuar se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund ndodhë pa takime të nivelit të lartë.

“Dialog me Beogradin nuk do të ketë. Do të ketë vetëm takime të nivelit të lartë për ta diskutuar normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Normalizimi i marrëdhënieve nuk ndodh pa takime të nivelit të lartë”, ka thënë Thaçi.

Duke mohuar se në këto takime do të diskutohet për trajtim ndryshe të serbëve të veriut nga ata të jugut, kryeministri Thaçi ka thënë se plani gjithëpërfshirës ndërkombëtar i presidentit Ahtisaari është më i miri i mundshëm.

Pa bërë të ditur se kur mund të ndodhë takimi i parë i këtij niveli, ai ka theksuar se edhe këto takime do të udhëhiqen nga BE-ja me mbikëqyrjen dhe mbështetjen e fuqishme të ShBA-së. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.