Thaçi u takua me kryeministrin e Shri Lankës

16:47 / 23.02.2013

Në kuadër të Samitit vjetor Botëror të Paqes 2013, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me kryeministrin e Shri Lankës, Dissanayake Mudiyanselage Jayaratne.

Në këtë takim, kryeministri Thaçi i dorëzoi zyrtarisht kryeministrit Jayaratne kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës. 

Kryeministri Thaçi e njoftoi kryeministrin e Shri Lankës edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovës. 

Përveç tjerash, dy kryeministrat biseduan për bashkëpunimin reciprok në mes të dy vendeve. 

Nga ana e tij, kryeministri i Shri Lankës, z. Jayaratne e ftoi kryeministrin Thaçi për një vizitë në Shri Lankë, ndërsa premtoi se me vëmendje të veçantë do të shqyrtojë kërkesën për njohje të Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.