Thaçi udhëtoi për vizitë në Suedi
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Suedi, me ftesë të kryeministrit të Suedisë, Fredrik Reinfeldt.“Gjatë kësaj vizite, kryeministri Thaçi do të pritet nga kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, kryetari i Parlamentit, Per Westerberg, ministri i Punëve të Jashtme, Carl Bildt dhe ministrja e Tregtisë, Ewa Bjoring”, njofton Zyra e kryeministrit Thaçi. /Telegrafi/