Thellohet misteri rreth Oscar Pistorius

9:16 / 18.02.2013
Një shkop i përgjakur kriketi, një sport i ngjashëm me bejsbollin, thellon edhe më shumë misterin rreth vrasjes së modeles Reeve Steenkamp nga i dashuri i saj, atleti i famshëm paraolimpik, Oscar Pistorius.

Mediat afrikano-jugore informuan gjatë së dielës se në kontrollin e detajshëm që i është kryer vilës luksoze të atletit u gjet edhe shkopi i përgjakur.

Për momentin, nuk dihet se i kujt mund të jetë ky gjak, por sipas shtypit, ai mund të jetë ose i Reeves ose i ndonjë viktime tjetër të vrapuesit, transmeton TCH.

Nëse do të jetë i të ndjerës së vrarë mëngjesin e Shën Valentinit, shkopi mund të përbëjë provën përfundimtare se ajo nuk u vra aksidentalisht, por qëllimisht.

Sipas këtij versioni, Pistorius ka goditur disa herë në kokë me shkopin e kriketit të dashurën e tij, duke e lënë të vdekur dhe më pas e qëlloi me katër plumba në trup kur ishte e vdekur, për të inskenuar vrasjen aksidentale, pasi e ngatërroi me një grabitës.

Diçka e tillë ka gjasa të jetë e vërtetë, pasi kafka e Reeve është gjetur e thyer. Deri tani, besohej se kjo kishte ndodhur si rrjedhojë e përplasjes me tokën, pasi u godit nga plumbat. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:54 / 20.06.2013
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kanye gati të martohet me Kim?

Kanye West dëshiron të martohet me Kim Kardashian sa më shpejt që është e mundshme dhe shpreson të fillojë të planifik...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
14:13 / 20.06.2013

Kallëzim penal për eksploatuesit e rërës në Xërxë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka ushtruar kallëzim pendal kundër NTP “Vëllezërit Morina”, ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.