Thelohet bashkëpunimi i ushtrisë turke me FSK-në

17:21 / 18.09.2012
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka prit të martën me nderime ushtarake Komandantin e Forcave Tokësore Turke, gjeneralin Hayri Kivrikoglu me bashkëpunëtorë.

 Për nder të Komandantit të Forcave Tokësore Turke, është rreshtuar Garda Ceremoniale e FSK-së, ndërsa Banda frymore e FSK-së, intonoi himnet kombëtare të Turqisë dhe Kosovës.

Komandanti i FSK-së, me këtë rast e ka falënderuar Komandantin e Forcave Tokësore Turke dhe ambasadoren e Turqisë në Kosovë, për ndihmën e vazhdueshme që Turqia dhe Ministria e Mbrojtjes e Turqisë po i japin Kosovës dhe FSK-së.

Kastrati e ka njoftuar delegacionin e lartë ushtarakë të Turqisë, me të arriturat e FSK-së, si: plotësimin e Kapaciteteve Operacionale, bashkëpunimin me ministrit e Mbrojtjes në botë dhe me Objektivat e FSK-së për vitin 2013.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati theks të veçantë i dha bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes të Turqisë, në të gjitha fushat, të dala në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të dy ministrive të FSK-së dhe Turqisë.

 

Ndërsa gjenerali Kivrikoglu ka falënderuar gjeneral Kastratin për pritjen dhe i ka premtuar se do ta kenë ndihmën e Ushtrisë së Turqisë në zhvillimin e mëtejmë të FSK-së. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.