Therandë, shantazh me incizime pornografike

14:59 / 6.09.2012
Dy persona janë arrestuar nga policia në Therandë, pasi kishin ushtruar shantazh për marrëdhënie seksuale ndaj një gruaje.

“Hetues policorë nga Theranda, në orët e vona të mbrëmjes, në afërsi të objektit Ben-Af në Therandë kanë arrestuar S. Azemin nga një fshat i Skenderajt, ndërsa sot është arrestuar N. Morina nga rrethi i Prizrenit, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer disa vepra penale ndaj një viktime femër, për siç thuhet kanosje; detyrim, incizim i paautorizuar dhe shantazh për marrëdhënie seksuale”, thuhet në një komunikatë të policisë, transmeton KP.

Sipas hetimeve të para dyshohet se të njëjtit kanë përfituar shërbime seksuale në dëm të viktimës, duke i bërë shantazh me disa fotografi të papërshtatshme pornografike. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor, ndërsa provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:26 / 21.05.2013

Trepça të mbrohet me ligj

Pas deklarimit të ambasadës amerikane, ushtruesi i detyrës së drejtorit të “Trepçës”, Halil Çela ka deklaruar se ta...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.