Theren me thika sherri i pronave

13:47 / 18.09.2012
Një mosmarrëveshje rreth pronës në qytetin e Klinës ka kaluar në rrahje, me që rast nga goditjet me thikë dhe mjete të forta janë lënduar disa persona.

Policia e Kosovës bën të ditur se personat e lënduar janë dërguar menjëherë për në spitalin rajonal në Pejë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se lëndimet ishin nga goditjet me thika dhe gur.

“Efektivët policor kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Kanë filluar fillimisht me hetimin e vendit të ngjarjes dhe nga hetimet e para dyshohet se personat e dyshuar shtetasit, Robert S. (1972), Gjera S.(1951), Simon S.(1958); Jozef S.(1982), Palë S.(1969), dhe Pjetër S.(1956) , kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një prone, ndërkohë kanë kaluar në një konflikt të hapur fizik. I dyshuari Robert gjatë përleshjes ka përdorur thikë (brisk) dhe ky është arrestuar, ndaluar po ashtu konfiskuar mjeti i mprehtë i përdoruar në cilësinë e provave. Me vendim të Prokurorit Publik është arrestuar dhe ndaluar edhe i dyshuari tjetër Pjetër S.”, thuhet në një komunikatë të Policisë Rajonale të Pejës.

Ndërsa të dyshuarit tjerë gjinden në spitalin rajonal nën përkujdesjen e policisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 25.05.2013
Lady Gaga, Foto: Twitter

Gaga do të kthehet në koncertin e Beyonce

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore.
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.