Theri nënën në qafë
Grindja mes djalit dhe nënës ka përfunduar me plagosjen e kësaj të fundit.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vasto të Italisë, ku një i ri 17-vjeçar me inicialet G. M. ka therur me thikë nënën e tij pas një grindje mes tyre.
Adoleshenti është arrestuar nga karabinierët mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ai ishte ende me rrobat e gjakosura.
Gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar në makinën me të cilën udhëtonte i riu shqiptar së bashku me një shok të tijin, karabinierët kanë pikasur rrobat e gjakosura që mbante veshur 17-vjeçari dhe më pas e kanë pyetur atë, transmeton NOA.
I frikësuar, adoleshenti ka rrëfyer ngjarjen e rëndë dhe karabinierët u nisën në banesën e shqiptarit, ku kanë gjetur të shtrirë në shtrat gruan e gjakosur, e cila kishte marrë plagë të rënda në qafë.
E plagosura është dërguar menjëherë në spital ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Thika e bukës, me të cilën djali ka therur të ëmën, është gjetur nga policia në dhomën e gjumit. /Telegrafi/