Tiranë, 65-vjeçari vepra të turpshme me të mitur
Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar nën akuzën e veprave të turpshme me të mitur. Denoncimi ndaj tij ka ardhur nga familjarët e të miturit, të cilët e kanë akuzuar 65-vjeçarin se të dielën në bulevardin Zogu i Pare i ka ngacmuar seksualisht fëmijën.Sipas Top-Channel, policia e ndaloi tre orë më vonë të moshuarin Ndue Luke me banim në Paskuqan, pasi rezultonte të kishte ngacmuar seksualisht fëmijën.
Nisur edhe nga dëshmitë e okularëve në momentin e ngacmimit, Policia e Tiranes i referoi Prokurorisë materialet procedurale. /Telegrafi/