Tiranë, vritet për gjakmarrje i moshuari nga Mamurrasi
Një vrasje me armë zjarri është zbuluar të enjten në orët e para të mëngjesit nga policia e Tiranës. Blutë e kryeqytetit kanë mundur të identifikojnë viktimën dhe shkaqet e krimit. Vrasja është kryer për motive hakmarrje. Viktima është shtetasi Mark Shkreta, babai i Altin Shkretës, i cili vrau më 5 qershor një 9-vjecar nga Mamurrasi gjatë një atentati, njofton BalkanWeb.
Pas kësaj ngjarje, dy familjet kanë hyrë në hasmëri dhe sot Llanajt janë kthyer për të marrë hakun, duke ekzekutuar të moshuarin me dy plumba. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur tek rruga ‘Hoxha Tasim’, pranë farmacisë 5.
Policia dyshon se autor i krimit mund të jetë shtetasi Jetmir llanaj, i cili lëviz me një makinë fouristradë të zezë. /Telegrafi/