Tiranë, 37-vjeçari shpëtohet në çastet e fundit nga vdekja - teksa vetëvarej

20:19 / 27.01.2013
Një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë ka shpëtuar jetën e një 37-vjeçari i cili tentoi të vetëvarej. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në rrugën “Karl Gega”, pranë Stacionit të Trenit në Tiranë.

Burime policore thanë për NOA se 37-vjeçari Astrit Merja u gjet nga forcat policore i varur në litar në një kasolle teksa përpëlitej.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë i shpëtoi jetën Merjas, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Nga hetimi doli se 37-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës në kushte të rënda të depresionit. Megjithatë po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

“Ka qenë një telefonatë anonime e cila i shpëtoi jetën Astrit Merjas në sekondën e fundit. Policia e gjeti Merjën teksa përpëlitej në litar”, thanë burimet policore. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
13:28 / 24.05.2013
Beyonce

Beyonce me linjë të saj të modës

Beyonce ka krijuar linjën e saj personale të modës të quajtur “Beyonce Boutique” për ueb-faqen Rent the Runway, ku das...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
14:49 / 24.05.2013

Kusari – Lila inkurajon Turqit të investojnë në sektorin e prodhimit

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, priti delegacion të bizneseve dhe t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.