Tiranë, arrestohet punonjësi i FNSH-së

12:37 / 6.09.2012
Një operacion i policisë së Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një punonjësi të repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i akuzuar për trafik armësh dhe municionesh luftarake.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA se 28 vjeçari Denis Skuni, me banim në Tiranë, punonjës i repartit të FNSH, u vu në pranga pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjës” është kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën në çantën e tij të krahut një armë zjarri, pistolete tip “Makarov”me një krehër me shtatë copë fishekë luftarakë të kalibrit 9 mm të cilën e mbante pa leje.

Sakaq, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Benz, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 krehër automatiku dhe një sasi 130 copë fishekësh luftarakë model 56, kalibri 7.62 mm, një sasi prej 20 copë fishekë model 54, kalibri 7.62, tre fenelina dhe një shkop bejsbolli.

Ndër të tjera, për të plotësuar hetimin, Skunit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale rdhe arma organike e shërbimit: një pistolete e tipit TT.

Lidhur me këtë rast, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.