Tiranë, gjendet kufoma e dekompozuar e një gruaje
Një grua është gjetur e vdekur mbrëmjen e sotme në banesën e saj në rrugën “Asim Vokshi” në rrethana ende të dyshimta.Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se viktima e identifikuar si Yllka Hasimi, 53 vjeç, ndodhej prej disa ditësh e vetme në banesë.
Fqinjët e saj të cilët nuk e kishin parë prej ditësh i kishin trokitur në derë, ku dhe e kishin gjetur të pajetë, trupi i së cilës nisur të dekompozohej.
Nga ana e policisë dyshimet paraprake janë për një vdekje natyrale, ndërsa nuk përjashtohen as pistat e tjera. /Telegrafi/