Tiranë, ish-shefit të komisariatit nr.6, ndërron jetë në spital

21:22 / 24.02.2013

Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak oficeri i policisë Dritan Lamaj, pasi u plagos nga persona të paidentifikuar në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Viktima Dritan Lamaj, ish-shef i komisariatit nr.6 sipas policisë, dyshohet se u vra nga më shumë se një person. Policia bënë me dije se vrasja e oficerit është bërë me armë të heshtur.

Efektivët bëjnë të ditur se Lamaj ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Lancia, me targë TR25 64 N, në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Lamaj u dërgua me gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak ku informacionet e fundit bëjnë me dije se ish-shefi ra fillimisht në vdekje klinike dhe me pas humbi jetën .

Nga të dhënat e para mësohet se vrasja është një atentat i mirëfilltë mafioz. Autorët kanë studiuar çdo lëvizje të Lamajt dhe kanë gjetur momentin kur ai ndodhej i vetëm duke lëvizur me automjetin, në errësirë, në një zonë të pandriçuar, por shumë të populluar në këtë orë të mbrëmjes.

Nuk ka informacione të sigurta për motivin e vrasjes, por dyshohet se është kryer për shkak të detyrës. Janë shoqëruar ndërkaq disa persona me të cilët Lamaj ka pasur konflikte të mëparshme. Policia vendosi sot ne mbrëmje shpërblimin prej 100 mijë dollarë për çdo informacion të vlefshme mbi vrasjen e ish-shefit të policisë së komisariatit nr.6 në kryeqytet.

Lamaj njihet si një person që në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese në zonën e Kombinatit.

Në muajin shtator të vitit 2012, biznesmeni Arben Frroku e ka akuzuar publikisht Lamajn se kishte përdorur dhunë ndaj personit të tij. Dritan Lamaj ka dhunuar egërsisht me grushte dhe shkelma biznesmenin Arben Frroku në rrugë, pranë biznesit të tij në Kombinat. Viktima Lamaj ka qenë i arrestuar për këtë ngjarje. Nga brenda ambienteve, në prani edhe të gazetarëve dhe avokatit, vetë oficeri Lamaj e ka kërcënuar biznesmenin duke i thënë: “Unë do të iki nga ky post, por ty do të të jap plumbin”. /Telegrafi/


 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.