Tiranë, luanin me ndezës granatash, plagosen 3 adoleshentë

13:41 / 4.09.2012
Shpërthimi i një granate, dyshohet të jetë shkak i plagosjes së tre personave, sot në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri’ të Kombinatit.

Sipas policisë së Tiranës, personat e plagosur janë të mitur të moshave 13-15 vjeçar, ndërsa mësohet se lëndën shpërthyese, ndezës granate e kanë gjetur dhe kanë nisur të luajnë me të.

Nga shpërthimi i saj, njëri prej të miturve të plagosur, A.Xhepa, ka dëmtime në trup, ndërsa një tjetër me emrin A.Merja ka dëmtime në sy. Ndërsa, i plagosuri tjetër është adoleshenti F.Xhepa.

Ndërkohë që policia sqaron se tre djemtë ndodhen në Spitalin Ushtarak dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse si dhe origjinën e saj. /Bw/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.